RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina mohon kapjen e qytetit Bakhmut nga forcat ruse

ukraina-mohon-kapjen-e-qytetit-bakhmut-nga-forcat-ruse

Një zyrtar ukrainas tha se presidenti Volodymyr Zelenskyy “mohon” se forcat ruse kanë pushtuar qytetin strategjik Bakhmut në lindje të Ukrainës, duke sqaruar një deklaratë që iu atribuua gabimisht atij përpara takimit me homologun amerikan, transmeton Anadolu.

Sekretari presidencial i shtypit Serhii Nykyforov shkroi në Facebook se përgjigjja e Zelenskyyt “Unë mendoj se jo” për gazetarët në Japoni ishte në përgjigje të një pyetje të tyre kur thanë se “Rusët pohojnë se kanë marrë Bakhmutin”.

“Në këtë mënyrë, presidenti mohoi kapjen e Bakhmutit”, tha Nykyforov.

Më herët, agjencia japoneze e lajmeve Kyodo raportoi se Zelenskyy ka thënë: “Unë mendoj se jo”, kur u pyet nga një gazetar në Hiroshima nëse Bakhmuti kontrollohej ende nga Ukraina.

Udhëheqësi ukrainas ndodhet aktualisht në Japoni, ku mori pjesë në samitin e G7-s dhe u takua me liderët botërorë, duke përfshirë homologët e tij të SHBA-së, Koresë së Jugut, Francës dhe BE-së, si dhe kryeministrat e Indisë, Italisë dhe Britanisë, si dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Komenti i Zelenskyyt erdhi një ditë pasi Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi se forcat ruse kanë marrë kontrollin e plotë në Bakhmut.

Ndërkohë, në një konferencë sot në mëngjes, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se beteja për qytetin e Bakhmutit vazhdon.

Related posts

Forcat izraelite mbulojnë me beton puset dhe burimet palestineze

Muhamet Ramadani

Raporti: Zelensky po planifikon vizitën e parë në Gjermani që nga fillimi i luftës në Ukrainë

admin

Clark: Shpresoj që do të vazhdoni t’i forconi lidhjet me ShBA-në dhe ta shihni atë si mike të mrekullueshme

Muhamet Ramadani