RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Haxhinjtë indonezianë të “Rrugës së Mekës” mbërrijnë në Medine për haxh

haxhinjte-indoneziane-te-“rruges-se-mekes”-mberrijne-ne-medine-per-haxh

Si pjesë e iniciativës së “Rrugës së Mekës”, grupi i parë i Haxhinjve indonezianë të haxhit mbërriti të mërkurën nga Xhakarta, duke u ngritur nga Aeroporti Ndërkombëtar Soekarno-Hatta dhe duke u ulur në Aeroportin Ndërkombëtar Princ Mohammad bin Abdulaziz në Medine.

Ata u pritën nga Abdulaziz Ahmad, ambasadori i Indonezisë në Arabinë Saudite; Subhan Khaliq, kryetar i Komitetit Organizativ të Haxhit; dhe Nasrallah Jassam, këshilltari indonezian për çështjet e Haxhit dhe Umres.

Nisma e “Rrugës së Mekës” mbikëqyret nga Ministria e Brendshme Saudite si pjesë e Programit të Përvojës së Haxhit të Saudi Vision 2030.

Aty përfshihen kryerja e të gjitha procedurave të udhëtimit të nevojshme për haxhinjtë në atdheun e tyre, duke përfshirë lëshimin e vizave në mënyrë elektronike, sigurimin që ata të kenë një pasqyre të pastër shëndetësore, përfundimin e procedurave të pasaportës në aeroportin në vendin e nisjes dhe kodimin dhe klasifikimin e bagazheve sipas aranzhimit e transportit dhe akomodimit në Mbretëri.

Shtatë vende janë të përfshira në këtë iniciativë: Pakistani, Malajzia, Indonezia, Maroku, Bangladeshi, Turqia dhe Bregu i Fildishtë. /mesazhi

Related posts

Ç’thotë tani s’e thotë pastaj: Trump shastis sërish botën me më të fundit qëndrime ndaj Iranit

Hevzi

Aktivistët ngjiten në Portën e Brandenburgut për të protestuar “bashkëfajësinë” e Gjermanisë në gjenocidin në Gaza

Muhamet Ramadani

U promovua libri “Nga minberi i xhumasë – hytbe” i autorit Isa ef. Tërshani

admin