RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kovaçevski – Gir: Në kushte të trazirave gjeopolitike, me rëndësi vendimtare është anëtarësimi i plotfuqishëm i Maqedonisë së Veriut në BE

kovacevski-–-gir:-ne-kushte-te-trazirave-gjeopolitike,-me-rendesi-vendimtare-eshte-anetaresimi-i-plotfuqishem-i-maqedonise-se-veriut-ne-be

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot pati takim kokë më kokë me euroambasadorin Dejvid Gir.

Nga Qeveria njoftojnë se në takim u theksua rëndësia e progresit të integrimeve evropiane, e cila, siç u vlerësua, do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e jetës së qytetarëve, si dhe në të gjitha sferat e shoqërisë.

“Në këtë drejtim, u theksua se procesi i skriningut zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe kalendarit që është vendosur bashkërisht mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Ambasadori evropian Geer konfirmoi mbështetjen e fuqishme për procesin e integrimit evropian të vendit. Bashkë u tha se në kushtet e trazirave gjeopolitike, anëtarësimi i plotë i vendit në Bashkimin Evropian është i një rëndësie vendimtare”. /shenja

Related posts

Kur një sulm tjetër amerikan ndaj Iranit varet dhe nga Saudia…!

Muhamet Ramadani

“Mes viktimave gra dhe fëmijë”- Ministria e Shëndetësisë në Liban: Sulmet izraelite vranë të paktën 100 persona, plagosën mbi 300 të tjerë

admin

Shefi i He’zbo’llahut: Do të vazhdojmë të lu’ftojmë derisa të jetë e nevojshme

admin