RTV AHIRETI
Shëndetësi

Grupet që kanë më shumë nevojë për vitaminë D

grupet-qe-kane-me-shume-nevoje-per-vitamine-d

Vitamina D quhet ndryshe edhe vitamina e Diellit. Ajo është një element i rëndësishëm për shëndetin kockor dhe jo vetëm.

Trupi jonë e siguron vitaminën D nëpërmjet ekspozimit në diell dhe dietës ushqimore.

Por ka disa kategori njerëzish që kanë më shumë nevojë për vitaminën D.

Ndonëse kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për të gjithë njerëzit, ajo thotë se fëmijët deri në 1 vjeç, gratë shtatzënë dhe ato në periudhën e menopauzës e kanë më të nevojshme.

Shumica e njerëzve drejtohen me opinionin e tyre për të marrë suplementin e vitaminës D, pa u konsultuar me mjekët.

Por nëse tejkalohet sasia sigurisht që nuk të bën mirë. Kategioritë që duhet të marrin suplement fëmijët deri në moshën 1 vjeç, nënat shtatzënë dhe gratë në periudhën e menopauzës dhe burrat që shfaqin defiçensë.

Është e rëndësishme që kjo vitaminë të mos merret me pilula në rastet kur nuk është e këshilluar nga mjeku.

Related posts

Dy të vdekur e 224 të prekur me COVID-19 të dielën

admin

Çezariane apo lindje natyrale? Mjekët obstetër gjinekologë këshillojnë zgjidhjen më të mirë

admin

Hulumtuesit mjekësorë thonë se indeksi i masës trupore nuk mjafton për të treguar sa jemi të shëndetshëm

admin