RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

QUINT-i: Autoritetet e Kosovës të zmbrapsen menjëherë

quint-i:-autoritetet-e-kosoves-te-zmbrapsen-menjehere

Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës të “tërhiqen menjëherë” nga veprimet në veri të vendit.

“Ne dënojmë vendimin e Kosovës që të detyrojnë hyrjen në objektet komunale në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjes sonë për përmbajtje. U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që menjëherë të tërhiqen dhe të depërshkallëzojnë e të koordinohen ngushtë me EULEX-in dhe KFOR-in”, thuhet në reagimin e QUINT-it.

QUINT-i ka dënuar sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan.

“Po ashtu, QUINT-i ka shprehur shqetësim nga vendimi i Serbisë që ta ngritë nivelin e gatishmërisë së Forcave të Armatosura në kufirin e Kosovës. “U bëjmë thirrje të gjitha palëve për përmbajtje maksimale, duke shmangur retorikën nxitëse”, thuhet në reagim.

Të premten në mesditë, mes tensionesh, kryetarët e rinj të tri komunave në veri të Kosovës – Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok – kanë hyrë në objektet komunale, një ditë pas betimit. Është nevojitur ndërhyrja e Policisë për t’i larguar protestuesit dhe barrikadat para objekteve komunale, që t’u mundësohet kryetarëve të hyjnë në objektet komunale. Situata është tensionuar dhe Policia është përballur me shok-bomba e të shtëna armësh nga protestuesit. Në anën tjetër, Serbia ka ngritur në gatishmëri të lartë luftarake ushtrinë.

Related posts

“Së bashku mund të sigurojmë më shumë stabilitet dhe siguri për botën”- Scholz takohet me Xi në Pekin, kancelari: Do diskutoja me kënaqësi me ju për një paqe të drejtë në Ukrainë

admin

Forcat izraelite rrëmbejnë të paktën 11 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Përendimor

admin

Spanjë, sheshet sërish mbushen në mbështetje për Palestinën

admin