RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE dënon marrëveshjen e Rusisë për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi

be-denon-marreveshjen-e-rusise-per-vendosjen-e-armeve-berthamore-ne-bjellorusi

Bashkimi Evropian dënoi marrëveshjen midis Rusisë dhe Bjellorusisë për të lejuar vendosjen e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi.

“Ky është një hap që do të çojë në përshkallëzim të mëtejshëm jashtëzakonisht të rrezikshëm,” tha në një deklaratë shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell, shkruan Reuters.

Borrell tha se vendimi binte ndesh me marrëveshje të shumta ndërkombëtare.

Rusia vazhdoi me planin e saj për të vendosur armë taktike bërthamore në Bjellorusi, udhëheqësi i së cilës tha se kokat e luftës ishin tashmë në lëvizje. Plani u njoftua nga presidenti rus Vladimir Putin në mars. /abcnews

Related posts

Spanjë, rajoni Bask regjistron temperatura rekord

admin

Kolonët fanatikë hebrenj bastisin Xhaminë Al-Aksa dhe provokojnë duke ngritur flamurin izraelit

Muhamet Ramadani

AME: Situata me vërshime paraqitet dinamike

RTI