RTV AHIRETI
Kuzhinë

Spinaq me djathë të ngrohtë: Ushqim i përsosur nga furra, e duan të gjithë!

spinaq-me-djathe-te-ngrohte:-ushqim-i-persosur-nga-furra,-e-duan-te-gjithe!

Njërin ndër ushqimet më të shijshme nga spinaqi e duan madje edhe ata të cilët e shmangin të hanë perime!

Përbërësit:

– 1 kg spinaq,
– 1 qepë,
– 2 thelpinj hudhre,
– 150 ml ajkë,
– 150 g kaçkavall,
– 1 lugë vaj,
– kripë, piper.

Përgatitja:

Spinaqin e lajmë dhe e grijmë, presim hudhrën imët. Në tenxhere nxehim vajin dhe në të fërgojmë qepën dhe hudhrën, i shtojmë spinaqin dhe i fërgojmë derisa spinaqi të ndryshojë ngjyrën.

Heqim kapakun dhe presim që lëngu të avullojë. Shtojmë ajkën dhe i qesim një filxhan piper, i përziejmë mirë.

I qesin në enën për pjekje, i qesim kaçkavallin e grirë në rende dhe i pjekim në furrë të nxehur në 200 gradë celsius, derisa kaçkavalli të shkrihet.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.

The post Spinaq me djathë të ngrohtë: Ushqim i përsosur nga furra, e duan të gjithë! appeared first on Telegrafi.

Related posts

Speca të mbushura me mish të grirë

admin

Omëletë sipas recetës së shefit më të famshëm kanë një shije të papërshkrueshme!

Muhamet Ramadani

3 mënyra që ushqimi të mos ngjitet në tigan, pa përdorur vaj

admin