RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në Spanjë mbahen zgjedhjet lokale

ne-spanje-mbahen-zgjedhjet-lokale

Më shumë se 35 milionë votues në Spanjë pritet të votojnë në zgjedhjet e para mbarëkombëtare të vendit që nga viti 2019, raporton Anadolu.

Votuesit do të zgjedhin liderët lokalë, përfshirë kryebashkiakët, krerët e provincave dhe 12 nga 17 presidentët rajonalë të Spanjës.

Kjo do të jetë një pasqyrë se si votuesit i kanë vlerësuar udhëheqësit pas një periudhe të trazuar të karakterizuar nga pandemia e COVID-19, lufta në Ukrainë dhe rritja e kostot së jetesës.

Rezultatet mund të japin përgjigjen rreth mbijetesës së qeverisë së koalicionit progresiv të Spanjës në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më vonë këtë vit, megjithëse çështjet lokale mbeten shqetësim qendror i fushatës.

Përderisa sistemi tradicional dypartiak i Spanjës është thyer, zgjedhjet do të nxjerrin në pah gjithashtu se si partitë u qasen aleancave.

Për shembull, partia e ekstremit të djathtë Vox formoi koalicionin e saj të parë qeverisës rajonal me Partinë Popullore konservatore pas zgjedhjeve rajonale të vitit 2022 në Castille dhe Leon. Marrëveshje të ngjashme mund të dalin në qeveri të tjera rajonale ose lokale, madje edhe në nivel kombëtar më vonë këtë vit.

Related posts

“Lufta me Kinën nuk është as e afërt dhe as e pashmangshme”- Sekretari i Mbrojtjes në SHBA paralajmëron: Për të shmangur përllogaritjet e gabuara dhe keqkuptimet…

admin

Ka ndërruar jetë imami i fshatit Bushtran, Fikret ef. Limani

rezart morina

Prokuroria: 12 stacione të policisë serbe u sulmuan përnjëherë, u organizua nga Selimi – armët siguruan Thaçi e Veseli

rezart morina