Kryeministri japonez Fumio Kishida tha dje se do të largonte djalin e tij nga posti i sekretarit për shkak të “sjelljes së papërshtatshme” në rezidencën zyrtare.
Vendimi vjen pas një raportimi javën e kaluar se Sotaro Kishida kishte ftuar miqtë në rezidencën zyrtare të kreut të qeverisë për një festë vitin e kaluar, me fotot e disave që pretendonin të mbanin një konferencë shtypi dhe një të ftuari të shtrirë në një shkallë me tapet të kuq.
“Sjellja e tij vitin e kaluar në publik ishte e papërshtatshme për një sekretar politik dhe ne kemi vendosur ta zëvendësojmë atë”, u tha gazetarëve Fumio Kishida, duke sqaruar se djali i tij do të largohej më 1 qershor. Fumio Kishida e qortoi djalin e tij 32-vjeçar, por kritikat e opozitës u intensifikuan, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Kryeministri ishte përballur tashmë me kritika për qëndrimin e djalit të tij, i cili përdorte makina zyrtare gjatë udhëtimeve në Evropë për të blerë suvenire për ministrat. /abcnews