RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë arrin në garnizonin e Rashkës

ministri-i-mbrojtjes-i-serbise-arrin-ne-garnizonin-e-rashkes

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, arriti në garnizonin e Rashkës, afër kufirit me Kosovën, ku është vendosur një pjesë e ushtrisë së Serbisë.

Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi njoftoi se Vuçeviq do të diskutojë për situatën aktuale të sigurisë me oficerë të lartë të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ushtria serbe është në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake që nga 26 maji.

Vuçiq e mori këtë vendim pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës./REL/

Related posts

Instituti “Hasan Tahsin” me aktivitet vetëdijesues në Mitrovicë në Ditën Botërore të Hipertensionit

Muhamet Ramadani

Trump: Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të ndalojnë sulmet ndaj objekteve energjetike të njëra-tjetrës

RTI

Turqia regjistron temperaturë rekorde

admin