RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz: Evropa është e bashkuar në mbështetjen e saj për Ukrainën

scholz:-evropa-eshte-e-bashkuar-ne-mbeshtetjen-e-saj-per-ukrainen

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se Evropa është e bashkuar në mbështetjen e Ukrainës për të mbrojtur vendin e saj.

“Është shumë e rëndësishme që ne të mbështesim Ukrainën. Ne po e bëjmë këtë në një shkallë të gjerë”, tha Scholz duke mbërritur në një takim të pothuajse 50 liderëve evropianë në vendin fqinj të Ukrainës, Moldavi.

Scholz e quajti mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën “një kontribut të jashtëzakonshëm” duke theksuar se ajo përbën kontributin e dytë më të madh të dhënë nga një vend i vetëm pas SHBA.

”Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky më vonë”, njoftoi delegacioni gjerman.

Për Scholz dhe Zelensky do të jetë takimi i tretë personalisht brenda tre javësh, pasi u takuan së fundmi në Berlin dhe Japoni.

Scholz dhe Macron do të përpiqen gjithashtu të ndërmjetësojnë në konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë duke folur veçmas me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Related posts

Një tërmet i fuqishëm godet Kubën, frikë edhe për tsunam e paslëkundje! Ja sa ishte forca e lëkundjeve sizmike

admin

Detaje/ Gjenden katër granata në Kërpimeh të Podujevës, policia evakuon disa banorë

admin

OKB: 25 për qind e Gazës ku jetojnë 2.3 milionë njerëz përballet me uri katastrofike

Muhamet Ramadani