RTV AHIRETI
Shëndetësi

Krimbat e zorrëve te fëmijët, si t’i trajtojmë?

krimbat-e-zorreve-te-femijet,-si-t’i-trajtojme?

Parazitët e zorrëve ose të njohur ndryshe si krimbat e zorrëve, janë krimba të bardhë e të vegjël, të cilët infektojnë organizmin.

Këta parazitë janë shumë të zakonshëm dhe prekin pothuajse gjysmën e fëmijëve nën 10 vjeç. Rreziku që anëtarët e tjerë të familjes të infektohen është 75%.

Dy arsyet kryesore të shfaqjes së tyre janë mungesa e higjienës, si moslarja e duarve pasi shkoni në tualet dhe kontakti me objekte që mbajnë vezë të krimbave.

Simptoma kryesore e pranisë së këtyre parazitëve është kruajtja në pjesën e organit gjenital, e cila përkeqësohet gjatë natës dhe mund të prishë gjumin.

Përveç trajtimit mjekësor, mund t’i luftoni parazitët me këto ushqime:

Farat e kungullit

Ato përmbajnë aminoacide, acide yndyrore, vitamina dhe minerale që kanë aftësi të lokalizojnë parazitët dhe t’i shkatërrojnë ato.

Qitro

Qitroja përmban ushyqes me veti anti-bakteriale që shkatërrojnë parazitët e zorrëve.

Hithra

Duhet të zieni hithrën dhe filtroni lëngun e saj. Këtë lëng bashkojeni me hudhra të shtypura. Duhet që fëmija juaj të pijë nga një lugë çdo mëngjes e çdo mbrëmjë pak para se të flëjë gjumë.

Related posts

5 shenja që tregojnë se jeni vërtet të uritur

admin

Gjërat e përditshme që i shkaktojnë alergjitë

rezart morina

Vetitë shëruese të boronicave

admin