RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia pretendon se e ka penguar ofensivën e ushtrisë ukrainase në Donetsk

rusia-pretendon-se-e-ka-penguar-ofensiven-e-ushtrise-ukrainase-ne-donetsk

Ushtria ukrainase nisi një sulm në shkallë të gjerë në pesë lokacione në frontin jugor të Donetskut, por u pengua të thyente mbrojtjen ruse, njoftoi të dielën zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, raporton Anadolu.

Duke folur në një konferencë për media, Konashenkov ndau informacione për sulmet e iniciuara nga brigada të caktuara të ushtrisë ukrainase.

“Mëngjesin e 4 qershorit, me mbështetjen e njësive të tjera ushtarake, armiku filloi një sulm në shkallë të gjerë në pesë zona të frontit jugor të Donetskut me brigadat e mekanizuara 23 dhe 31 nga rezervat strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës”, tha ai.

Konashenkov tha se Ukraina angazhoi gjashtë batalione të mekanizuara dhe dy batalione tankesh në sulm duke shtuar se qëllimi i tyre ishte të thyenin mbrojtjen ruse në pikat më të dobëta të frontit, por ata nuk arritën të përmbushnin misionin e tyre.

Related posts

15 të vdekur dhe shumë të zhdukur nga moti ekstrem në Filipine

admin

Dy persona të prekur me COVID-19 dhe tre me grip të derrit po trajtohen në Klinikën Infektive

rezart morina

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT

admin6