RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Protestuesit serbë mblidhen para komunave në veri

protestuesit-serbe-mblidhen-para-komunave-ne-veri

Në komunat veriore të vendit, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, qytetarët serbë, kryesisht punëtorë të institucioneve, janë tubuar para ndërtesave komunale.

Ata po protestojnë që nga 26 maji kundër prezencës së Policisë së Kosovës dhe kryetarëve shqiptarë të këtyre komunave, ndërsa numri i tyre si zakonisht në mëngjes është i konsiderueshëm.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës, ndonëse në numër të vogël, po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesave komunale.

Aktualisht situata e përgjithshme në këto komuna konsiderohet të jetë e qetë. /

Related posts

Mendimtari hebre: Katandisja e SHBA në lodër të Izraelit!

admin

Koloneli amerikan Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amerikane do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

admin

Zjarret masive në Athinë, përpjekje ‘mbinjerëzore’ për vënien nën kontroll. Evakuohen mijëra persona

admin