Një arsye më shumë pse nuk duhet të anashkaloni muskujt e këmbëve!
Provat në rritje tregojnë se forcimi i muskujve të këmbëve mund të ketë përfitime për zemrën, madje mund të përmirësojë simptomat pas një ataku në zemër.
Sipas një studimi shkencor, “Heart Failure 2023”, të kryer nga Shoqata Evropiane e Kardiologjisë, sa më të fortë të jenë muskujt e këmbëve, aq më pak rrezik kanë njerëzit për të pasur probleme me zemrën.
Rezultatet nuk janë botuar në një revistë për t’u vlerësuar nga ekspertë të tjerë, por theksojnë rëndësinë e ushtrimeve të rregullta dhe forcimit të muskujve te njerëzit e moshave më të vjetra, pasi masa e muskujve mund të zvogëlohet me kalimin e moshës, duke ndikuar ndoshta në shëndetin kardiovaskular.
Pas një ataku kardiak, i njohur si infarkt i miokardit, zemra mund të kalojë nëpër një proces të njohur si rimodelimi i miokardit ose rimodelimi kardiak, në të cilin indet fibroze grumbullohen, duke shkaktuar zmadhim të zemrës.
Provat e reja sugjerojnë se rehabilitimi kardiak me ushtrime mund të ndryshojë procesin rikuperues duke përmirësuar funksionin e zemrës.