RTV AHIRETI
Kuzhinë

Shpejt dhe lehtë: bukë e shijshme misri

shpejt-dhe-lehte:-buke-e-shijshme-misri

Njëra nga përparësitë e kësaj recete për bukë misri është përgatitja e thjeshtë

Përbërësit:

150 g miell misri
600 g miell të butë të thjeshtë
1 qese pluhur simitesh
½ lugë e vogël sodë buke
3 lugë të vogla kripë
1 dl vaj ulliri
600 ml ujë të vakët
▪ 1 vezë

Përgatitja:

1. Përzieni miellin e thjeshtë, miellin e misrit, pluhurin e simiteve, sodën e bukës dhe kripën. Shtoni vajin e ullirit dhe me ujë ngjisheni brumin.

2. Furrën ngroheni në 250 gradë, dhe kur të ngrohet uleni temperaturën në 200 gradë.

3. Bukën lëreni në tepsi të lyer me vaj dhe lyeni me një vezë.

4. Piqeni rreth 45 minuta në 200 gradë.

5. Kur të jetë buka e gatshme, mbulojeni me një leckë dhe lëreni të ftohet.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Shpejt dhe lehtë: bukë e shijshme misri appeared first on Telegrafi.

Related posts

Djathi i bërë në shtëpi as që mund të krahasohet me djathin e blerë në dyqan!

admin

Mish pule me tri lloje djathërash i cili gatuhet për 20 minuta

Muhamet Ramadani

Sallata që shkon më shumë me skarë: Përgatitet në 5 minuta dhe ka një shije fenomenale

admin