RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite do të presë 1000 të afërm të dëshmorëve dhe të burgosurve palestinez për haxh

arabia-saudite-do-te-prese-1000-te-aferm-te-deshmoreve-dhe-te-burgosurve-palestinez-per-haxh

Numri i haxhinjve nga Bregu Perëndimor dhe Gaza gjatë sezonit të Haxhit të vitit të kaluar arriti në 6600.

Mbreti i Arabisë Saudite Salman Al Saud ka urdhëruar që 1000 haxhinjë palestinezë, përfshirë të afërmit e martirëve dhe të burgosurve, të pranohen si mysafirë për sezonin e Haxhit të këtij viti.

Të shtunën, Agjencia Saudite e Shtypit (SPA) raportoi vendimin, për të cilin tha se vjen nën programin vjetor të Haxhit të Mbretërisë për mysafirët.

Vazhdimi i këtij gjesti bujar ndaj palestinezëve që kryejnë haxhin çdo vit si musafir të Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta është një riafirmim i marëdhënieve të tij pozitive me Popullin palestinez, tha Abdullatif Al-Sheikh, Ministri i Çështjeve Islame të Arabisë Saudite.

Sezoni i Haxhit të këtij viti do të fillojë më 26 qershor, me më shumë se 2.6 milionë njerëz që pritet të kryejnë haxhin në javët e ardhshme.

Nën pushtimin e vazhdueshëm izraelit të Palestinës, adhuruesit palestinezë kanë shumë vështirësi për të udhëtuar për haxh. Palestinezët nga Bregu Perëndimor janë të detyruar të udhëtojnë përmes Jordanisë, ndërsa ata nga Gaza detyrohen të udhëtojnë përmes Egjiptit. /mesazhi

Related posts

Azerbajxhani prodhon armën e parë vendase lazer

admin

Atentati ndaj Trump/ Zyrtarët: Autori i armatosur qëlloi tetë herë! Familja e të riut po bashkëpunon me drejtësinë

admin

Izraeli dhe Hezbollahu sulmojnë njëri-tjetrin me raketa e dronë

admin