RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kim Yong Un mbështet luftën ruse në Ukrainë

kim-yong-un-mbeshtet-luften-ruse-ne-ukraine

Sundimtari i Koresë së Veriut Kim Jong Un premtoi mbështetje të plotë për pushtimin rus të Ukrainës në një mesazh drejtuar presidentit Vladimir Putin në Ditën Kombëtare të Rusisë.

“Drejtësia patjetër do të fitojë dhe populli rus do të vazhdojë t’i shtojë lavdi historisë së fitores”, deklaroi Kim për Agjencinë Qendrore të Lajmeve të Koresë (KCNA).

Kim theksoi se ‘’miqësia midis Koresë së Veriut dhe Rusisë kishte ekzistuar prej shekujsh dhe ishte një pasuri e vlefshme strategjike e ndarë nga të dy vendet”.

KCNA raportoi se Kim “pohoi gatishmërinë e tij për të luftuar për bashkëpunim më të ngushtë strategjik” midis Koresë së Veriut dhe Rusisë’’.

Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut shprehu mbështetjen për Rusinë pas pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar dhe njohu rajonet Luhansk dhe Donetsk të Ukrainës Lindore si shtete të pavarura në korrik të vitit të kaluar.

Ukraina ndërpreu menjëherë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Korenë e Veriut.

Related posts

Nga janari 2024, ilaçet në Kosovë me një çmim

admin

Kreu i ushtrisë: Izraeli do t’i përgjigjet sulmit të Iranit

admin6

Forcat izraelite plagosin 5 palestinezë në Bregun Perëndimor

rezart morina