RTV AHIRETI
Kuzhinë

Qoftere me mish peshku

qoftere-me-mish-peshku

Një recetë e thjeshtë dhe e shijshme. Një gatim i ushqyeshëm për të gjithë familjen

Përbërësit:

– 1 kg peshk (bakalaro),
– 1 tufë perimesh për supë,
– 1 qepë,
– kripë,
– piper,
– spec të ëmbël,
– 4 vezë,
– 2 thelpinj hudhre,
– vaj për fërgim.

Përgatitja:

1. Perimet për supë zieni në ujë të njelmët. Kur të zbuten, shtoni peshkun e pastruar dhe zieni derisa peshku të zbutet.

2. Kullojeni ujin, mishin ndajeni nga halat dhe bashkë me perimet pritni imët. Shtoni qepën dhe hudhrën të grira imët, piperin specin e kuq dhe vezët dhe qitni kripë.

3. Përzieni mirë dhe formoni qofteret, pastaj piqni në skarë ose fërgoni në vaj të nxehtë.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

The post Qoftere me mish peshku appeared first on Telegrafi.

Related posts

Pse aziatikët përdorin shkopinjtë për të ngrënë?

admin

Gjermanët të nervozuar pasi Turqia po do ta regjistrojë donerin si “produkt tradicional turk”

Muhamet Ramadani

Doni picë të mrekullueshme? Kjo është receta origjinale italiane!

admin