Protestuesit në Zveçan e kanë vazhduar protestën të martën, në javën e tretë të saj, raporton teve1.info
Gazetarja e Teve1, Florijeta Dernjani, e cila po e përcjell këtë protestë të martën, tha se protestuesit kanë mbajtur disa fjalime, ku kanë kërkuar lirimin e disa protestuesve tjerë që ndodhen në paraburgim.
Qytetarët serbë të kësaj komune e kanë filluar protestën më 26 maj 2023, ditën e parë kur e paralajmëroi se do ta filloj punën e tij, kryetari i sapozgjedhur shqiptar në këtë komunë, Ilir Peci.
Disa ditë me radhë protestuesit ishin përleshur me Policinë e Kosovës deh KFOR-it, kur edhe ishin arrestuar disa protestues.