RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

U gjenden 4 mijë euro, 3 revole, 1 armë e gjatë, 4 karikator e municion dy të arrestuarve për fajde

u-gjenden-4-mije-euro,-3-revole,-1-arme-e-gjate,-4-karikator-e-municion-dy-te-arrestuarve-per-fajde

Janë arrestuar dy meshkuj në Fushë-Kosovë të dyshuar për kryerjen e veprës penale Fajde dhe detyrim, raporton teve1.info

Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuarve u janë gjetur 4 mijë euro, tri revole, një armë e gjatë, katër karikator e 150 fishekë si dhe disa dëshmi tjera për veprën e kryer.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 04.05.2023 – NN. Më 13.06.2023 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprat e lartcekura. Nga të dyshuarit janë sekuestruar: 4,000 €, tri revole, një armë e gjatë, katër karikatorë, njëqind e pesëdhjetë fishekë, një automjet, tre telefona mobil si dhe shënime/evidenca që dyshohen se lidhen me veprën penale. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Anëtarësimi i Bosnje-Hercegovinës në union, KE rekomandon zyrtarisht nisjen e negociatave

admin

Ish-kryeministri pakistanez thotë mund të arrestohet sërish ‘në çdo çast’ – VIDEO

rezart morina

Mbi 100 kolonë izraelitë hyjnë me forcë në Al-Aksa për të shënuar festën hebraike Purim

RTI