RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermani – 1,4 miliardë dollarë dëmshpërblime për të mbijetuarit e Holokaustit

gjermani-–-1,4-miliarde-dollare-demshperblime-per-te-mbijetuarit-e-holokaustit

Gjermania do të rrisë kompensimin për të mbijetuarit e holokaustit në mbarë botën në 1,4 miliardë dollarë vitin e ardhshëm.

Në një deklaratë nga institucioni, i cili merret me kërkesat në emër të viktimave hebreje të epokës naziste, thuhet se është vendosur të paguhen 888,9 milionë dollarë për ofrimin e kujdesit në shtëpi dhe shërbimeve mbështetëse për viktimat e dobëta dhe të cenueshme të holokausti si rezultat i negociatave me Ministrinë gjermane të Financave.

Përveç kësaj, sipas Konferencës mbi Kërkesat Pronësore Hebreje kundër Gjermanisë, është vërejtur një rritje prej 175 milionë dollarësh në pagesat simbolike për fondin ”Hurtship” për 128 000 të mbijetuar të Holokaustit në mbarë botën.

Gjithashtu theksohet se totali prej 1,4 miliardë dollarë do të paguhet përmes planeve dhe programeve të ndryshme. /atsh

Related posts

Greqi, rrëzohet një avion ushtarak gjatë një shfaqjeje ajrore

Irfan Jahiu

Gjermania dërgoi sisteme mbrojtëse për Ukrainën, Scholz: Vendimi i Berlinit është një hap i madh! Partnerët e NATO-s t’i përgjigjën kërkesave

admin

“Fëmijët në ato zona lufte kanë harruar të buzëqeshin!” – Papa Françesku mesazh për Pashkët, thirrje për armëpushim në Gaza

admin