RTV AHIRETI
Shëndetësi

Çfarë ndodh me trupin tonë kur nuk konsumojmë fruta dhe perime

cfare-ndodh-me-trupin-tone-kur-nuk-konsumojme-fruta-dhe-perime

Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të hanë çdo ditë pesë racione frutash dhe perimesh. Nëse organizmi nuk merr sasinë e nevojshme të ushqyesve që ofrohen nga frutat dhe perimet, atëherë ai përballet me disa probleme.

Shtim në peshë

Nëse nuk hani mjaftueshëm fruta dhe perime atëherë me siguri ushqeheni me ushqime të shpejta, kalorike dhe plot yndyrë. Gjasat që të shtoni peshë janë shumë të mëdha dhe po aq vështirësia për humbjen e kilogramëve të tepërt.

Tretje Problematike

Mungesa e vitaminave dhe mineraleve shkakton problem me tretjen. Frutat dhe perimet përmbajnë fibër dhe celulozë e cila lehtëson nxjerrjen e mbetjeve ushqimore nga trupi. Në mungesë të tyre do të ndiheni më të fryrë dhe do të keni një tretje problematike.

Mungesë Mineralesh Dhe Vitaminash

Frutat dhe perimet ofrojnë një thesar ushqyesish të dobishëm për shëndetin. Këtu përfshihen vitaminat, mineralet dhe antioksidantët të cilët na mbrojnë nga radikalet e lira. Mungesa e tyre shkakton një sërë problemesh me imunitetin dhe i hap rrugën sëmundjeve, sidomos atyre kronike

Tumoret

Ekspertët paralajmërojnë se nuk ka ushqim në botë që e mbron njeriun nga kanceri. Megjithatë, frutat dhe perimet kanë tendencën ta ulin këtë rrezik duke mbrojtur qelizat e shëndetshme nga radikalet e lira. Ushqimet më të mira për këtë mission janë: barishtet, agrumet, patatet e ëmbla, kungulli dhe karrotat.

Hipertension

Ushqimet me përmbajtje të lartë kripe rrisin tensionin e gjakut. Frutat dhe perimet janë të pasura me kalium, kalcium dhe magnez të cilat e ulin tensionin. Për më tepër, konsumi i frutave dhe perimeve ul rrezikun e vdekjes së parakohshme nga sëmundjet kardiovaskulare, ku përfshihet edhe hipertensioni, me 4 përqind.

Diabeti i Tipit 2

Mbipesha është e lidhur fort me diabetin. Nëse ju hani vetëm ushqime të shpejta e të përpunuara në vend të frutave dhe perime, atëherë jeni fort të rrezikuar nga shfaqja e diabetit të tipit 2. Barishtet, frutat e pyllit, brokoli, domatet, patëllxhanët e lulelakra janë ideale për tu mbrojtur nga sëmundja. Ushqimet si buka, orizi, makaronat rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Related posts

Katër ushqimet që ndihmojnë në ruajtjen e energjisë

rezart morina

Ja si të pastroni gjakun nga yndyra

admin

Efektet e konsumimit të një avokadoje në ditë

admin