RTV AHIRETI
Lajme

Arrin në Xhide grupi i parë i besimtarëve kosovarë që morën rrugën për ta kryer haxhin

arrin-ne-xhide-grupi-i-pare-i-besimtareve-kosovare-qe-moren-rrugen-per-ta-kryer-haxhin

Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin, ka arritur shëndosh e mirë në aeroportin e Xhides.

Ata u pritën nga udhëheqësit e Drejtorisë së Haxhit të Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët më pas, në mënyrë të organizuar i dërguan në hotel në Mekë.

Përfaqësuesit e Drejtorisë së Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës, thanë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për pritjen e besimtarëve që këtë vit kanë vendosur ta kryejnë haxhin, dhe se sonte në mbrëmje parashihet që të niset për në Mekë edhe grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova.

Related posts

Të mbijetuarit e tërmetit në veri të Sirisë mbledhin “donacione për OKB-në”

rezart morina

Këshilli Norvegjez i Refugjatëve: “Asnjë opsion” për njerëzit në Gaza

admin6

Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet në Kroaci

admin6