RTV AHIRETI
KosovëLajmeRajon dhe Botë

Deputetja britanike: Ndëshkimet ndaj Kosovës janë hipokrizi

deputetja-britanike:-ndeshkimet-ndaj-kosoves-jane-hipokrizi

Ajo në një postim në Twitter, ka shkruar se e mirëpret reagimin e SHBA-ve për për lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga Serbia.

Deputetja e parlamentit britanik, Alicia Kearns ka komentuar situatën në veri të Kosovës. Ajo në një postim në Twitter, ka shkruar se e mirëpret reagimin e SHBA-ve për për lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga Serbia. Ndërsa vendimin për kryeministrin Albin Kurti për kryetarët e komunave në veri ajo e ka quajtur të duhur.

“E mirëpres konfirmimin e SHBA-ve për ndalimin e paligjshëm të tre policëve kosovarë për “akuza të rreme”. Ndryshe nga vendimi i Kurtit për kryetarët e komunave, ky është një akt i kundërligjshëm. Por ndëshkim i shpejtë vetëm për Kosovën? Si çelësi i de-përshkallëzimit, sanksionet mund të mos ndihmojnë, kjo është një hipokrizi”, ka shkruar Kearns.

Related posts

Damasku: Veprimet izraelite minojnë ndërmjetësimin e ShBA-së në bisedimet Siri-Izrael

Hevzi

KFOR-i nis tranzicionin gradual nga Ura e Ibrit, BE-ja thotë se janë përmbushur kushtet për hapjen

Kushtrim Guraj

Trump i “zhgënjyer” me kryeministrin britanik për mungesë mbështetjeje për luftën me Iranin

Hevzi