RTV AHIRETI
KosovëLajmeLajmet

Niset grupi i katërt me radhë i haxhilerëve nga Kosova të cilët do ta kryejnë haxhin

niset-grupi-i-katert-me-radhe-i-haxhilereve-nga-kosova-te-cilet-do-ta-kryejne-haxhin

284 haxhinjë të tjerë nga pesë komuna të vendit: Prizreni, Rahoveci, Malisheva, Shtimja dhe Klina u nisen sonte nga aeroporti “Adem Jashari” për në vendet e shenjta.

Ky është grupi i katërt me radhë i haxhilerëve nga Kosova të cilët do ta kryejnë haxhin.

Edhe dy grupe të tjera pritet të udhëtojnë gjatë ditës së nesërme, duke përmbyllur kështu udhëtimet që kanë për qëllim kryerjen e këtij obligimi sa i përket këtij viti.

Të gjithë besimtarët nga Kosova që kanë mbërritur në Mekë janë mirëpritur dhe akomoduar nëpër hotele.
Kujtojmë që interesimi i qytetarëve nga Kosova për ta kryer haxhin është rritur dukshëm dhe listat e pritjes për vitin e ardhshëm pothuajse janë mbushur.

Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë gjithsej 1597 besimtarë. /islamgjakova

Related posts

Forcat izraelite dhe kolonët hebrenj zhvendosën 4.000 palestinezë në Bregun Perëndimor në 2023

Muhamet Ramadani

“Jam në kontakt me të tre presidentët”- Erdogan thotë se do bisedojë në telefon të hënën me Trump: Do diskutojmë për Gazën, Ukrainën dhe…

admin

Nënsekretarja amerikane viziton Kosovën, detaje se çfarë diskutoi me Osmanin dhe Kurtin

admin