RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Murati kërkon krijimin e linjës ajrore Kosovë-Mbretëri e Arabisë Saudite

murati-kerkon-krijimin-e-linjes-ajrore-kosove-mbreteri-e-arabise-saudite

Ministri i financave, Hekuran Murati, ka takuar ministrin e Investimeve të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih, nga i cili kërkoi përfundimin e rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, raporton teve1.info

Në këtë takim, Murati ka theksuar edhe rëndësinë e krijimit të linjave ajrore Kosovë-Mbretëri e Arabisë Saudite dhe anasjelltas.

Sipas një komunikate për medie, Murati ka thënë se ndërtimi i kësaj rruge është shumë i rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

“Ministri Murati theksoi rëndësinë e mbështetjes nga Mbretëria e Arabisë Saudite për përfundimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, si objektiv i rëndësishëm infrastrukturor që do të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Tutje, Ministri Murati theksoi edhe rëndësinë e krijimit të linjave të drejtpërdrejta të fluturimeve nga Kosova drejt Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe anasjelltas, që do të ndihmonte në zgjerimin e bashkëpunimit në sektorin e turizmit në mes të dy vendeve”, thuhet në komunikatë.

Sipas saj, në fokus të bisedës ishte edhe rëndësia dhe nevoja për investime në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, ashtu që të përmirësohet infrastruktura shëndetësore dhe të ngritët kualiteti i shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

Nga ana e tij, Ministri Al-Falih bëri të ditur vullnetin e Mbretërisë së Arabisë Saudite për të mbështetur Kosovën me investime në sektorët e lartpërmendur, si dhe sektorë të tjerë të rëndësishëm për zhvillimin e vendit. Ai shprehu përkushtimin e thellë për të forcuar partneritetin ndërmjet dyja vendeve.

Related posts

“Guxo” propozon kandidatin e saj për ministër të ri të Shëndetësisë

admin

Iz’raeli kryen su’lm ajror në Bejrut gjatë vizitës së ministrit të jashtëm iranian

admin

Giorgia Meloni nga Pekini: Kina, rol thelbësor për stabilitetin dhe paqen

admin