RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa Françesku u kërkon artistëve ”ti japin zë” varfërisë në botë

papa-francesku-u-kerkon-artisteve-”ti-japin-ze”-varferise-ne-bote

Gjatë një mbledhjeje të veçantë në Kapelën Sistine të Vatikanit, papa Françesku ftoi disa nga artistët kryesorë të botës për të ndihmuar t’i japin zë dhimbjes së të varfërve të botës.

“Disa përjetojnë forma shumë të ashpra të privimit në jetë. Kjo është arsyeja pse ata kanë më shumë nevojë për ju,” deklaroi papa 86-vjeçar rreth 200 të ftuarve nga më shumë se 30 vende teksa qëndronin poshtë afreskeve të Mikelanxhelos.

‘’Duke mos pasur një zë për t’u dëgjuar, edhe të varfërit kanë nevojë për art dhe bukuri’’, shtoi Françesku me rastin e pesëdhjetëvjetorit të inaugurimit të koleksionit të artit modern dhe bashkëkohor të Muzeut të Vatikanit.

‘’Nëpërmjet punës së tyre, artistët mund të jenë interpretuesit e thirrjes së tyre të heshtur”, theksoi ai, duke i quajtur ata “aleatët e ëndrrave të Zotit” që u mundësonin njerëzve të shihnin dhe të ëndërronin.

Të ftuarit me famë ndërkombëtare përfshijnë regjisorin britanik Ken Loach, arkitektët zviceranë dhe holandezë Mario Botta dhe Rem Koolhaas, si dhe shkrimtarin italian Roberto Saviano.

Françesku vuri në dukje se Kisha ka pasur gjithmonë një marrëdhënie me artistë që mund të përshkruhen si “të natyrshme dhe të veçanta”. /atsh

Related posts

S’ka kuorum për votimin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë

admin

Tërnava: Të lutemi për paqen e harmoninë në Kosovë dhe gjithë botën

admin

Stoltenberg kundër komenteve të Papës, shefi i NATO-s: Ukraina ka nevojë për armë, jo për flamuj të bardhë

admin