RTV AHIRETI
Shëndetësi

Rreziku i goditjes në tru rritet me ngritjen e temperaturave

rreziku-i-goditjes-ne-tru-rritet-me-ngritjen-e-temperaturave

Stresi, mënyra e jetesës jo të shëndetshme dhe shumë faktorë të tjerë mund të çojnë në sëmundje dhe gjendje të ndryshme, duke përfshirë goditjen në tru, simptomat e të cilës ndonjëherë mund të jenë shumë tinëzare.

Ekspertët theksojnë se me ardhjen e temperaturave të larta shtohen edhe rastet e infarktit dhe goditjes në tru.

Simptomat e goditjes në tru janë shumë karakteristike dhe prekin gjithmonë, ose më së shpeshti prekin njërën anë të trupit, pra fytyrën, krahët dhe këmbët.

Pra, nëse fytyra është e shtrembëruar nga njëra anë, nëse krahu nga njëra anë nuk mund të ngrihet ose të bjerë më shpejt se tjetri, nëse këmba është e dobët etj.

Natyrisht pengohet edhe ecja dhe nëse të folurit çrregullohet në ndonjë mënyrë, është pothuajse e sigurt se bëhet fjalë për goditje në tru.

Related posts

Pesë këshilla si të silleni me njerëzit me çrregullim në të ushqyer

admin

MSH bën thirrje për vaksinim dhe bartje të maskave në ambientet e mbyllura

admin

Frutat më të shëndetshëm për t’i ngrënë këtë vjeshtë

admin