RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Netanyahu i quan ‘antisemite’ protestat në Francë

netanyahu-i-quan-‘antisemite’-protestat-ne-france

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i përshkroi si “antisemite” protestat që kanë shpërthyer në Francë së fundmi dhe deklaroi mbështetjen e tij për qeverinë e Parisit, raporton Anadolu.

“Qeveria jonë po e shikon me shqetësim të madh valën e demonstratave antisemite që përfshiu Francën”, tha Netanyahu në mbledhjen javore të kabinetit të tij qeveritar.

“Në ditët e fundit, kemi qenë dëshmitarë të sulmeve kriminale ndaj objektivave hebreje. I dënojmë fuqishëm këto sulme dhe mbështesim luftën e qeverisë franceze kundër antisemitizmit”, tha kryeministri izraelit.

Franca është përfshirë nga një valë protestash të dhunshme që kur një oficer policie qëlloi për vdekje 17-vjeçarin Nahel M., me prejardhje nga Afrika e Veriut, në periferi të Parisit më 27 qershor.

Oficeri përballet me një hetim zyrtar për vrasje me dashje dhe është vendosur në paraburgim.

Rreth 2.000 persona janë arrestuar gjatë protestave, ndërsa më shumë se 200 policë janë plagosur.

Related posts

SHBA nis shpërndarjen e ndihmave në Gaza

admin6

Kurti nuk pranon propozimin e QUINT-it

admin

Parlamenti i Spanjës miraton projektligjin e diskutueshëm për amnisti për separatistët katalanas

rezart morina