RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

deshton-mbledhja-e-kryesise-se-kuvendit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e paraparë për të hënën nuk është mbajtur për shkak se nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm.

Gjatë adresimit të saj për media, Kusari-Lila ka njoftuar se në këtë mbledhje ka munguar nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Mbledhja nuk u mbajt, mungoi nënkryetari i LDK-së. Sot kryetari deklaroi se është mirë që në mbarëvajtjen e punës së Kuvendit të mbajnë një qëndrim të veçantë në Kryesinë e Kuvendit si grup, duhet të ndahet nga qëndrimet politike. Përndryshe në propozimin për rend të ditës për një seancë të re plenare kanë qenë 18 pika, ishin edhe dy marrëveshje ndërkombëtare, 9 projektligje në shqyrtim të dytë”, ka thënë ajo.

Derisa është deklaruar për masat e përkohshme të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Kusari-Lila ka thënë se nëse janë afatshkurtra, ndikimi i drejtpërdrejt i tyre nuk është i ndjeshëm.

Kusari-Lila ka shtuar se konferenca e propozuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për zgjidhjen e problemit midis Kosovës dhe Serbisë, nuk është e duhur.

‘Përpjekja jonë është që t’i kthehemi zbatimit të marrëveshjeve, dialogun e shohim të paalternativë, por organizimin e një konferencë të natyrës së propozuar nga kryeministri Rama nuk e shohim si zgjidhje aktuale të problemit që e mbizotëron në përgjithësi procesin e dialogut” është shprehur ajo.

Related posts

Në Shkup organizohet program i synetimit kolektiv të fëmijëve

admin

Nga një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për fajde

admin

Ukraina: BE po na bllokon fondet e premtuara

admin