RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Orban: Jemi në kontakt me Turqinë lidhur me anëtarësimin e Suedisë në NATO

orban:-jemi-ne-kontakt-me-turqine-lidhur-me-anetaresimin-e-suedise-ne-nato

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, lidhur me anëtarësimin e Suedisë në NATO ka bërë të ditur se janë në kontakt edhe me NATO-n edhe me Turqinë, transmeton Anadolu.

Orban zhvilloi takime në kryeqytetin austriak Vjenë dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me anëtarësimin e Suedisë në NATO.

“Për këtë çështje jemi në kontakt të rregullt me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s (Jens Stoltenberg) dhe me Turqinë. Ne negociojmë kur bëjmë diçka dhe Hungaria nuk i vonon vendimet e saj”, tha Orban.

Orban u shpreh se qeveria hungareze ka marrë vendim pozitiv lidhur me anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe e mbështet këtë vend, por tha se ky vendim nuk është miratuar ende në parlament.

Related posts

KFOR kryen stërvitje me qitje ajrore në Gjakovë

Muhamet Ramadani

Tërmet 5,6 ballë godet Pakistanin – VIDEO

admin

Ish-komandanti amerikan: Presidenti zgjodhi opsionin “më të keq” për tërheqjen nga Afganistani

admin