Britania e Madhe vazhdon të mbetet e shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Së fundmi shqetësimin e tij e ka shprehur kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.
Deputetja britanike, Alicia Kearns e pyeti kryeministrin Sunak se a do të ketë angazhim nga ai për zgjerim të mandatit të KFOR-it, në mënyrë që të merret edhe me kontrabandimin e armëve që po futen nga Serbia në Kosovë.
“Si kryeministër, a do të angazhoheni tani që ne do t’i bashkohemi EUFOR-it, ku do të shtoja se si Turqia ashtu edhe Kili janë anëtarë, dhe a do të konsideroni gjithashtu lobimin për një zgjerim të mandatit të KFOR-it në Kosovë në mënyrë që ata të përballen me çështjet ilegale, pra armët që dërgohen nga Serbia në Kosovë, të cilat po financohen ilegalisht nga Beogradi dhe po armatosen milicitë në Kosovë”, pyeti deputetja Kearns.
Në përgjigjen e tij Sunak, shtoi se kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandar Vuçiq kanë përgjegjësi për të ulur tensionet në veri të Kosovës.