RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përvjetori i gjenocidit në Srebrenicë: Lamtumirë 30 viktimave të tjera

pervjetori-i-gjenocidit-ne-srebrenice:-lamtumire-30-viktimave-te-tjera

Në varrezat në Potoçari janë varrosur 6721 viktima të gjenocidit të kryer nga ushtria dhe policia e Republikës Srpska kundër boshnjakëve në korrik 1995.

Në 28-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, i cili u krye në korrik 1995, eshtrat e 30 viktimave të tjera do të varrosen në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit të martën, arkivolet e të cilëve u vendosën në ish fabrikën e baterive të dielën.

Mes 30 personave që do të varrosen këtë vit në varrimin kolektiv të 11 korrikut, janë edhe katër të mitur.

Viktima më e re që do të varroset këtë vit është Elvir Salçinoviq, një djalë i cili ishte 15 vjeç kur u vra.

Ai u ekzekutua në zonën e Baljkovicës dhe eshtrat e tij u zhvarrosën nga varri masiv i Lipjes afër Zvornikut në vitin 2001. Është identifikuar në vitin 2011.

Vendprehjen e fundit do ta gjejë me babain e tij Turabija dhe vëllain Almirin, të cilët u varrosën në Potoçar në vitin 2003 dhe 2011, transmeton Anadolu.

Do të hapen 71 varre

Viktima më e vjetër që do të varroset është Nezir Muminoviq, i cili ishte 65 vjeç kur u vra.

Eshtrat e tij u zhvarrosën në vitin 2007 në zonën e Kamenicës.

Të martën për ta do të bëhet një varrim kolektiv dhe eshtrat e tyre do të varrosen me të tjerët në Potoçari.

Çdo vit, pas funeralit kolektiv të viktimave të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, pasojnë rivarrosjet e viktimave të varrosura më parë në Potoçari, në mënyrë që të shtohen eshtrat e gjetura më vonë.

Këtë vit do të hapen 71 varre.

Në ambientet e projektit të identifikimit të Podrinjës gjenden edhe rreth 400 mbetje të tjera, të cilat po ashtu presin procesin e rivarrimit dhe rishoqërimit.

Në varrezat e Qendrës Memoriale të Srebrenicës – Potoçari, janë varrosur deri tani 6721 viktima të gjenocidit, të cilin ushtria dhe policia e Republikës Srpska, nën komandën e kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq, e kanë kryer kundër boshnjakëve në Srebrenicë dhe në zonat përreth.

Rreth 1000 viktima të gjenocidit janë ende në kërkim.

Si çdo vit, përvjetorit i ka paraprirë “Marshi i Paqes”, ku këtë vit morën pjesë rreth 4000 persona.

Marshimi nisi nga Nezuku, afër Sapnës.

Një ditë para përkujtimit të 28 vjetorit të gjenocidit, u mbajt një konferencë gjithëditore e quajtur “Srebrenica – kujtesa kolektive”, e organizuar nga Qendra Përkujtimore e Srebrenicës, Kongresi Botëror Hebre dhe Shoqata “Lëvizja e Nënave të Srebrenicës dhe Enklava e Zhepës”.

“Askush nuk mund ta mohojë gjenocidin”

Përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, tha se askush që dëshiron një të ardhme më të mirë nuk duhet ta mohojë gjenocidin dhe nuk duhet të injorojë atë që ndodhi.

“Ajo që ndodhi këtu është e tmerrshme… Unë do të punoj që të gjithë ata që mohojnë gjenocidin dhe vazhdojnë në atë rrugë, të merren masa ligjore dhe të ndiqen penalisht. Prandaj nesër (e martë) me mua në delegacion do të jetë edhe kryeprokurori nga Bavaria, me disa kolegë që punojnë në rastet e mohimit të Holokaustit dhe për të zbuluar se cilat janë masat më të mira që mund të ndërmerren kundër personave që mohojnë gjenocidin”, tha Schmidt.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë një numër i madh i zyrtarëve vendas dhe të huaj.

Të hënën, një procesion prej më shumë se 700 motoçiklistësh nga shumë vende evropiane mbërriti në Potoçare për herë të 12-të nën moton “Mos harro dhe mos u përsërit”, i ndjekur nga pjesëmarrësit e ultramaratonës së 12-të Vukovar – Srebrenicë dhe pjesëmarrësit e maratonë Goražde – Žepa – Srebrenicë.

Në prag të përkujtimit të përvjetorit të gjenocidit, në shumë qytete të botës u organizua një program kushtuar tmerrit të Srebrenicës.

Me rastin e 28 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë të Bosnjë dhe Hercegovinës është mbajtur mbledhje e madhe komemorative edhe në Prishtinë. /mesazhi

Related posts

Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti viziton shtëpinë muze

rezart morina

1200 emigrantë bllokohen në jug të Siçilisë, rrezikojnë të mbyten në anijet e peshkimit

rezart morina

Ush’tria iz’raelite vret 81 pa’lestinezë gjatë 24 orëve të fundit në Ga’za

RTI