RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Nis reduktimi i forcave policore në objektet komunale në veri

nis-reduktimi-i-forcave-policore-ne-objektet-komunale-ne-veri

Policia e Kosovës ka filluar që ta zbatojë vendimin e marrëveshjes së arritur në Bratislavë.

Lajmin për zbatimin e këtij vendimi, e ka konfirmur për teve1.info. zëvëndës-drejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

“Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e Menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të zbatohet”, ka thënë Elshani për teve1.info.

Në mesin e katër pikave, me qëllim të shtensionimit të situatës në veri, Kosova pajtuar që të tërheqë për 25 për qind të prezencës së Policisë së Kosovës në dhe rreth objekteve komunale.

“Qeveria e Kosovës deklaron publikisht gatishmërinë e saj për t’u angazhuar për shtensionimin e situatës dhe se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim që mund të shkallëzojë situatën në veriun e Kosovës. Kjo përfshin një zvogëlim të menjëhershëm për 25% të pranisë policore në dhe rreth ndërtesave komunale”, thuhet në njërën nga katër pikat e zotimit me Bashkimin Evropian.

Related posts

Shqipëri, mbahet sërish protestë antiqeveritare

admin

Gaza, rritet në 27.365 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

Muhamet Ramadani

Sulmi në Modena, marokeni përplasi këmbësorët, reagon ministri i Brendshëm italian: Mund të ketë lidhje me probleme të shëndetit mendor dhe jo me terrorizëm

admin