RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“El Nino” kërcënon globin

“el-nino”-kercenon-globin

Kushtet klimatike të “El Nino” që krijohen në Oqeanin Paqësor do të forcohen gjatë vitit, me një shans që të thyhet rekordi i temperaturave tashmë të larta në të gjithë globin, kanë parashikuar meteorologët.

Muajin e kaluar “El Nino” shkaktoi kushte që nxitën rritjen e temperaturave. Ky fenomen qartazi do të forcohet përgjatë vitit me 81% shanse që të arrijë kulmin nga intensiteti i moderuar në të fuqishëm mes nëntorit dhe janarit, ka thënë Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (Noaa), raportoi Guardian.

Ekziston shansi një në pesë që kjo ngjarje të jetë me forcë “historike”, duke rivalizuar atë më të madhen e përjetuar në vitin 1997, tha Noaa. Edhe nëse rekordi nuk kërcënohet, megjithatë, “’El Nino’ tenton të ngrejë temperaturat mesatare globale”, ka thënë Michelle L’Heureux, një meteorologe e Noaa-s.

Java e kaluar sipas të dhënave të regjistruara është shënuar si më e nxehta ndonjëherë, pas një qershori i cili po ashtu u regjistrua si më i nxehti. /koha

Related posts

Dëgjohet shpërthim në provincën Kermanshah në Iranin perëndimor

RTI

Sulm izraelit në një xhami në Gaza, raportohet për 21 persona të vrarë

admin

Szijjarto nga Sarajeva: BeH-ja mund të llogarisë te Hungaria

Muhamet Ramadani