RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina dënon ashpër sulmet kundër Kuranit – VIDEO

kina-denon-ashper-sulmet-kunder-kuranit-–-video

Kina dënoi ashpër sulmet e përjetuara kohët e fundit kundër Kuranit, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, në një konferencë për media foli rreth projekt-rezolutës lidhur me fyerjet dhe sulmet kundër Kuranit të cilat janë diskutuar në seancën e posaçme urgjente të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Duke theksuar se dënojnë ashpër sulmet kundër Kuranit, Wang tha se “e ashtuquajtura liri e shprehjes” nuk mund të përdoret për të krijuar konflikte mes qytetërimeve. Ai theksoi se mbështesin seancën urgjente të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe se fetë dhe besimet e ndryshme duhet të respektohen. Wang më tej nënvizoi se ata “janë kundër të gjitha formave të islamofobisë”.

Në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, Salwan Momika me origjinë nga Iraku, dogji Kuranin nën mbrojtjen e policisë para xhamisë në Stockholm në ditën e parë të Kurban Bajramit. Në seancën e posaçme urgjente të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut më 12 korrik me thirrjen e bërë nga Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) u diskutua projekt-rezoluta i OBI-t lidhur me fyerjen dhe sulmet e kryera kundër Kuranit.

Projekt-rezoluta me thirrjen për dënimin e sulmeve me objektiv Kuranin dhe të cilat janë cilësuar si “urrejtje kundër fesë” u paraqit për votim në këshillin me 47 anëtarë. Vendimi i dënimit të sulmeve u mor me 28 vota pro dhe 12 kundër ndërkohë që 7 vende abstenuan.

Vendimet e marra në Këshillin 47 anëtarësh të OKB-së për të Drejtat e Njeriut nuk janë të detyrueshme, por opinioni që del prej tyre ndikon në vendimet e mundshme që do të merren nga parlamentet kombëtare.

Gjithashtu këto vendime janë të rëndësishme edhe në aspektin e formimit të opinionit publik ndërkombëtar.

Related posts

Plagosen katër persona në Viti

admin

Greqi, zjarret pyjore vazhdojnë prej 16 ditësh

Muhamet Ramadani

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll 16 vendbanime në Ukrainë gjatë javës së kaluar

RTI