RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Valë e re barkash me emigrantë lundrojnë nga Tunizia drejt ishullit italian të Lampedusa

vale-e-re-barkash-me-emigrante-lundrojne-nga-tunizia-drejt-ishullit-italian-te-lampedusa

316 emigrantë janë sjellë vetëm mbrëmë nga roja bregdetare italiane drejt ishullit të Lampedusa, për të cilat zyrtarët thanë se “i kishin shpëtuar” nga shtatë barka.

Forcat e Guardia di Finanza kishin marrë gjithashtu një barkë të drunjtë me 36 emigrantë në bord, duke përfshirë dhe katër gra e tre fëmijë, që vinin nga Maroku, Tunizia dhe Siria.

Vetëm në ishullin e Lampedusa janë tashmë 2,000 emigrantë të mbledhur në det, ose në ujërat pranë Afrikës veriore nga forcat e rojës bregdetare ose të anijeve të bamirësive që qarkullojnë në rajon.

Agjencitë italiane të lajmeve e quajnë masën e refugjatëve në ishull “një rekord”. Megjithë premtimet elektorale të kryeministres Giorgia Meloni se nuk do të lejonte refugjatë në vend, cështja nuk ka të ngadalësuar.

Zyrtarët thonë se së fundmi brigjet tuniziane pranë qytetit Sfax janë kthyer në një pikë kryesore nisjesh për njerëz nga Afrika e Lindja e Mesme drejt Evropës.

Sipas të dhënave të OKB, të paktën 12,000 njerëz kanë mbërritur në Itali sivjet vetëm nga Tunizia, në krahasim me 1,300 në të njëjtën perioudhë në 2022.

Roja bregdetare e Tunizisë thotë se ka parandaluar nisjen e mijëra refugjatëve nga brigjet e saj, por shihet qartë që ata kanë gjetur rrugë të tjera për të kryer udhëtimin. /tch

Related posts

3 vjet nga vrasja e George Floydit, Biden thirrje Kongresit për reforma policore

rezart morina

Amnesty International: Forcat iraniane kanë vrarë mbi 60 persona në juglindje të shtetit

admin

Kina bëhet shteti i parë që emëron ambasador në Afganistan

rezart morina