RTV AHIRETI
Shëndetësi

Mungesa e vitaminës D rrit rrezikun e sulmit në zemër

mungesa-e-vitamines-d-rrit-rrezikun-e-sulmit-ne-zemer

Mungesa e vitaminës D kryesisht shkakton probleme me kockat dhe muskujt tanë. Sipas Klinikës Cleveland, vitamina D është një vitaminë thelbësore që trupi ynë e përdor për zhvillimin normal dhe mirëmbajtjen e kockave të shëndetshme. Ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në sistemin tonë nervor, muskulo-skeletor dhe imunitar.

Siç shpjegojnë mjekët, ne mund të marrim vitaminë D në mënyra të ndryshme, duke përfshirë ekspozimin në diell, ngrënien e disa ushqimeve që përmbajnë vitaminë D dhe marrjen e suplementeve ushqimsulore. Megjithatë, pavarësisht të gjitha metodave për të marrë këtë vitaminë të rëndësishme, mungesa e saj është ende një problem i zakonshëm në botë.

Pse është kaq e rëndësishme vitamina D?

Vitamina D është një nga vitaminat e shumta që trupi ynë ka nevojë për të qëndruar i shëndetshëm. Ka një rol kyç në ruajtjen e ekuilibrit të kalciumit në gjak dhe kocka dhe në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kockave. Më saktësisht, ne kemi nevojë për të që trupi ynë të përdorë kalciumin dhe fosforin për të ndërtuar kocka dhe për të mbështetur indet e shëndetshme, shkruan Index.hr.

Me mungesë kronike të vitaminës D, ulja e përthithjes së kalciumit dhe fosforit në zorrët çon në hipokalcemi, domethënë një nivel të ulët të kalciumit në gjak. Kjo gjendje mund të shkaktojë simptoma të tilla si dobësi e muskujve, ngërçe, lodhje dhe depresion. Mungesa e vitaminës D çon gjithashtu në një rrezik të shtuar të frakturave të kockave, madje disa studime tregojnë se njerëzit me mungesë të vitaminës D kanë një rrezik më të lartë të sulmit në zemër, raporton Klinika Cleveland, transmeton Klankosova.tv.

Kush është më i ndjeshëm ndaj mungesës së vitaminës D?

Edhe pse çdokush mund të ketë mungesë të vitaminës D në trup, foshnjat, fëmijët dhe të rriturit mbi 60 vjeç janë më të ndjeshëm ndaj saj. Mungesa e kësaj vitamine të rëndësishme dihet gjithashtu se është më e zakonshme tek njerëzit me përmbajtje të shtuar të melaninës në lëkurë.

Related posts

Vetitë kuruese të kamomilit, ja problemet shëndetësore që trajton një filxhan çaji

admin6

Doni të jeni në formë gjatë verës? Këto janë perimet me më pak kalori

admin

Rikthehen infektimet dhe vdekjet me Covid–19 në Kosovë

admin