RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Holandë – Timmermans kandidati kryesor për kryeministër

holande-–-timmermans-kandidati-kryesor-per-kryeminister

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans do të jetë kandidati kryesor për aleancën e re holandeze të Partisë së tij Laburiste dhe të të Gjelbërve në zgjedhjet e nëntorit.

Të dy partitë vendosën, në fillim të kësaj jave të kandidojnë si një listë e përbashkët, për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Holandës.

Timmermans konsiderohet kandidati i preferuar i të dyja palëve.

Vendimi përfundimtar për kandidatin e përbashkët kryesor do të merret në gusht.

Pas kësaj, Timmermans ka planifikuar të largohet nga komisioni.

Gjatë gati 10 viteve të tij në Bruksel, Timmermans ishte përgjegjës për Marrëveshjen e Gjelbër, politikën kryesore të BE-së për të zbutur ndryshimet klimatike.

Ai ishte ministër i Jashtëm holandez përpara se të shkonte në Bruksel, në vitin 2014.

Koalicioni i mëparshëm holandez i qendrës së djathtë u shemb papritur në fillim të korrikut për shkak të politikës së azilit.

Më pas, kryeministri Mark Rutte deklaroi se nuk do të kandidonte më dhe po largohej nga politika.

Related posts

EULEX: Hapja e Urës së Ibrit mund të ketë implikime serioze në siguri

admin

Kina i kërkon SHBA-së “të qetësohet” lidhur me balonat e saj

admin

Negociatat për armëpushim, Egjipti do të udhëheqë raundin e ri të bisedimeve mes Izraeli dhe Hamasit

admin