Presidenti rus Vladimir Putin pretendoi sot se kundërofensiva e Ukrainës “ka dështuar”, ndërsa priti homologun e tij bjellorus Alexander Lukashenko për bisedime në Shën Petersburg, transmeton Anadolu.
Në përgjigje të komenteve të Lukashenkos se “nuk ka kundërofensivë”, Putin tha: “Ekziston, por ka dështuar”.
Putin, i cili urdhëroi një “operacion special ushtarak” në Ukrainë shkurtin e kaluar, pretendoi se humbjet ukrainase që nga fillimi i kundërofensivës muajin e kaluar kanë shkuar në mbi 26 mijë.
Nga ana e tij, Lukashenko pohoi se më shumë se 15 tanke Leopard dhe mbi 20 tanke Bradley janë shkatërruar gjatë 24 orëve të fundit.
Autoritetet ukrainase nuk i kanë komentuar ende deklaratat e Putinit dhe Lukashenkos.
Rusia dhe Bjellorusia janë aleatë dhe të lidhur në një partneritet të quajtur “shtet bashkimi”. Lukashenko gjithashtu ndërmjetësoi marrëveshjen e muajit të kaluar për t’i dhënë fund rebelimit jetëshkurtër të grupit paramilitar Wagner.