RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shoqatat e dala nga lufta thonë se do të presin vendimin e Kushtetueses për Ligjin e Pagave

shoqatat-e-dala-nga-lufta-thone-se-do-te-presin-vendimin-e-kushtetueses-per-ligjin-e-pagave

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka deklaruar se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtuese për Ligjin për Pagën Minimale, edhe pse kishin paralajmëruar bllokim të Kuvendit.

Jashari në takimin e thirrur nga AAK-ja, shtoi se lënia jashtë Ligjit për Pagën Minimale e kësaj kategorie është vendimi më i keq dhe gabim i madh.

Madje ai këtë e ka quajtur tradhti dhe keqpërdorim të besimit të qytetarëve.

“Vendimet e fundit të kësaj Qeveria përmes deputetëve, ka bërë një gabim të madh. Ka bë tradhti ndaj kësaj kategorie. Mos ta keqpërdorin besimin që ia kanë dhënë qytetarët. Ne nuk do të heqim dorë nga qëndrimet e tona. Deri në interpretim të Kushtetuese ne do të presim”, tha ai.

AAK-ja e ka dërguar javën e kaluar e ka dërguar në Gjykatën Kushtuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Related posts

Japonia siguron 3.7 milionë dollarë ndihmë për refugjatët e Arakanit në Bangladesh

admin

Shpëtoi rreth 200 ushtarëve, ndërron jetë në Ukrainë mjeku vullnetar britanik

admin

Kancelari gjerman Merz fton për bisedime në Berlin presidentin sirian Al-Sharaa

admin