RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Brigjet e Tunizisë, nga fillimviti zbulohen mbi 900 trupa të migrantëve

brigjet-e-tunizise,-nga-fillimviti-zbulohen-mbi-900-trupa-te-migranteve

Prej fillimit të vitit 901 trupa të migrantëve të parregullt janë gjetur në brigjet e Tunizisë.

Ministri i Brendshëm i Tunizisë, Kamal Feki, gjatë fjalimit në Kuvend tha se nga 901 trupa të gjetur të migrantëve në brigjet e Mesdheut, 36 janë tunizianë, 267 shtetas të huaj, ndërsa identiteti i të tjerëve ende nuk është zbuluar.

Ai theksoi se në të njëjtën periudhë 15.327 persona janë shpëtuar.

Sipas tij, punimet e sigurisë mund të shkaktojnë zvogëlim në këta numra. Feki tha se do të jenë më të vendosur për të mbrojtur kufijtë e tyre tokësorë në mënyrë që të reduktojnë numrin e afrikanëve që duan të kalojnë në Evropë.

Related posts

PE miraton raportin për Kosovën, thirrje që aplikimi për anëtarësim të marrë përgjigje të “bazuar në merita”

RTI

OKB-ja: Gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara ende përballen me diskriminim

admin

Policia jep detaje për incidentin në Leposaviq

admin