RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Murtaja afrikane e derrit përhapet në Dragash, komuna me njoftim për qytetarët

murtaja-afrikane-e-derrit-perhapet-ne-dragash,-komuna-me-njoftim-per-qytetaret

Murtaja afrikane e derrit është përhapur edhe në Dragash, ka bërë të ditur komuna përmes një njoftimi për media.

Në njoftimin për media thuhet se janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundje.

“Ju informojmë se në territorin e Komunës sonë tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar MURTAJA AFRIKANE e derrit. Shoqata e Gjahtarëve ‘Dhia e Egër’, së bashku me Drejtorinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Dragash, si dhe institucionet relevante qeveritare, janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për eliminimin e kësaj sëmundje”, thuhet në njoftimin e komunës, të publikuar në faqen zyrtare në Facebook.

Tutje, thuhet se kjo sëmundje nuk transmetohet te kafshët tjera, as te njeriu, mirëpo kujdesi duhet të jetë maksimal, “pasi më herët nuk kemi pasur raste të tilla”.

Më 17 korrik është konfirmuar rasti i parë i prezencës se kësaj sëmundje në një fermë në komunën e Kllokotit.

Në këtë fermë ndodheshin 22 derra, prej tyre pesë kanë ngordhur si pasojë e kësaj sëmundje.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, ka thënë për Telegrafin se ekipet veterinare kanë asgjësuar të gjitha kafshët në këtë fermë, si masë e parë preventive.

Related posts

Presidenti Erdoğan bisedon me Kurtin dhe Vuçiqin: Avancimi i dialogut, rruga e vetme për paqe

Muhamet Ramadani

Qindra izraelitë protestojnë në Tel Aviv kundër qeverisë së Netanyahut

RTI

Irani paralajmëron se “asnjë port në Gjirin Persik dhe Detin e Omanit nuk do të jetë i sigurt”

Hevzi