RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

MIT neutralizon një nga udhëheqësit e organizatës terroriste PKK/KCK

mit-neutralizon-nje-nga-udheheqesit-e-organizates-terroriste-pkk/kck

Organizata Kombëtare e Inteligjencës turke (MIT) me operacionin që kreu në Sinxhar në veri të Irakut neutralizoi Mesut Celal Osman, një nga të ashtuquajturit oficer i organizatës terroriste PKK/KCK në provincën Sinxhar, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime të sigurisë, MIT zbuloi se Mesut Celal Osman, i koduar si Zagros Çekdar, i cili rekrutonte të rinj në Siri me armë dhe jepte udhëzime për shumë aksione kundër forcave turke të sigurisë, ka kaluar nga Siria në Irak në vitin 2018 me detyrë forcimin e aktiviteteve dhe ndikimit të organizatës terroriste PKK/KCK-YBŞ në Sinxhar.

Në përpjekje për të frikësuar banorët vendas me dhunë, Osman u neutralizua në operacionin e organizuar nga MIT teksa po shkonte në një mbledhje të organizatës në Sinxhar.

Related posts

Izraeli kërkon evakuimin e spitalit Al-Shifa në Gaza

Muhamet Ramadani

Mbi 900 milionë euro u dërguan nga diaspora në Kosovë brenda 9 muajve

admin

Dy anije me 15 mijë tonë drithë largohen nga Ukraina

admin