RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron bëhet lideri i parë francez që viziton Sri Lankën

macron-behet-lideri-i-pare-francez-qe-viziton-sri-lanken

Vizita e presidentit francez Emmanuel Macron në Sri Lankë ka shkuar në histori si vizita e parë e një lideri francez në këtë vend, transmeton Anadolu.

Sipas Radios Ndërkombëtare Franceze (RFI), Macron vizitoi vendin me rastin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe Sri Lankës.

Macron, i cili qëndroi vetëm në aeroportin e kryeqytetit Colombo si pjesë e vizitës së tij, u takua me presidentin e Sri Lankës Ranil Wickremesinghe dhe ministrin e Jashtëm Ali Sabry.

Macron i premtoi Sri Lankës, e cila po kalon kohë të vështira ekonomike, se do të mbështesë ristrukturimin e borxhit.

Nga ana tjetër, Wickremesinghe në një deklaratë me shkrim ka tërhequr vëmendjen për rolin e Francës në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Edhe pse zgjati vetëm dy orë, vizita e Macronit ishte e para e një lideri francez në Sri Lankë.

Related posts

Presidenti kinez këtë javë në vizitën e parë jashtë vendit që nga shpërthimi i pandemisë

admin

Escobar: Asociacioni me mbështetjen amerikane siguron se ai nuk e shkelë Kushtetutën

Muhamet Ramadani

UNRWA pezullon shpërndarjen e ushqimit në Rafah

admin