RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjana: Basha zgjidhet kreu i PD-së me mbi 16 mijë vota

gjana:-basha-zgjidhet-kreu-i-pd-se-me-mbi-16-mije-vota

Kreu i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana deklaroi mbrëmjen e sotme se në procesin për zgjedhjen e kreut të PD-së kanë marrë pjesë 18 052 anëtarë të PD.

Në një deklaratë për mediat për përfundimin e zgjedhjeve për kryetarin e partisë, Gjana publikoi të dhënat e këtij procesi ku dy orë pas përfundimit të procesit të votimit, janë numëruar kutitë në të 71 degët në mbarë vendi.

Lulzim Basha ka dalë fitues i këtyre zgjedhjeve, duke arritur të marrë 16196 vota.

“Nga përmbledhësja e procesverbaleve në 72 degë, kanë marrë pjesë 18 052 mijë anëtarë të PD, nga 25 mijë anëtarë në total, që do të thotë që në raport me raportin e listës shkon në 71%” tha Gjana.

Ai theksoi se nga të dhënat rezultoi se 199 fletë votimi ishin të pavlefshme, të vlefshme ishin 17 753 vota nga të cilat Lulzim Basha ka marrë 16 196 vota ndërsa Gjergji Hani 1657 vota.

“Sipas të dhënave Lulzim Basha shpallet kryetar i PD-së”, tha Gjana. /atsh

Related posts

Erdoğan: Turqia mbetet burim sigurie për qytetarë dhe miqtë e saj

rezart morina

Osmani falënderon Blairin: Ju na shpëtuat nga shfarosja

admin

Policia serbe arreston kreun e shtëpisë së Kulturës në Bujanoc

rezart morina