RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa thirrje Rusisë të kthehet në Marrëveshjen e Drithërave

papa-thirrje-rusise-te-kthehet-ne-marreveshjen-e-dritherave

Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe presidenti i Vatikanit, Papa Françesku, deklaroi se drithi është një produkt i rëndësishëm ushqimor dhe i bëri thirrje Rusisë që t’i kthehet Marrëveshjes së Drithërave të Detit të Zi, raporton Anadolu.

Duke kryer lutjen tradicionale të së dielës nga dritarja e zyrës së Vatikanit me pamje nga sheshi i famshëm i Shën Pjetrit, papa foli për Korridorin e Drithit të Detit të Zi në fjalimin e tij.

Duke u shprehur se drithi është një dhuratë nga Zoti për të ushqyer njerëzimin, papa tha: “Të mos ndalojmë së luturi për Ukrainën e vuajtur. Lufta atje po shkatërron gjithçka, përfshirë drithin, dhe ky është një mëkat i rëndë ndaj Zotit”.

Udhëheqësi katolik tha se miliona njerëz aktualisht vuajnë nga uria.

“U bëj thirrje vëllezërve të mi, autoriteteve të Federatës Ruse, për kthimin e Iniciativës së Detit të Zi dhe transportin e sigurt të drithit”, shtoi ai.

Marrëveshja e Drithit

Për të zvogëluar ndikimin e Luftës Rusi-Ukrainë në çmimet globale të ushqimit, OKB-ja, Rusia, Türkiye dhe Ukraina nënshkruan Marrëveshjen e Korridorit të Drithërave të Detit të Zi në një ceremoni të mbajtur në Istanbul më 22 korrik 2022.

Më 17 korrik, pas skadimit të afatit të vazhduar tashmë, Kremlini njoftoi tërheqjen nga marrëveshja për shkak të “mosrespektimit të pjesës ruse të marrëveshjes”.

Related posts

Presidenti Erdoğan pret me ceremoni zyrtare homologun gjerman Steinmeier

RTI

Turqia shpëton 129 emigrantë të parregullt në Detin Egje

rezart morina

Rama: Koha për armëpushim në Gaza, Turqia pjesë e vendeve garante për lirimin e pengjeve

admin6