RTV AHIRETI
Lajme

Shqipëri-Maqedoni e Veriut, prej sot me kontroll të përbashkët kufitar

shqiperi-maqedoni-e-veriut,-prej-sot-me-kontroll-te-perbashket-kufitar

Artan Grubi në cilësinë e koordinatorit qeveritar për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën, ka njoftuar se nga dita e hënë, me 31 korrik, kontrolli i përbashkët i kufirit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, hyn në fuqi dhe do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona.

Grudi ka shkruar në Facebook se bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurt dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh.

Ai ka njoftuar se ceremonia do të zhvillohet në orën 11:00.

Related posts

Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore gjatë natës në luftën e Izraelit kundër Palestinës

admin

Një mijë refugjatë nga komuniteti rohingya mbërrijnë në Indonezi për një jave

admin

Protesta e opozitës, Berisha: Të martën në 12:00 të gjithë në Bulevard, do të jehojë në Evropë

admin