RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Takimi i presidentit palestinez me kreun politik të Hamasit në Turqi ka një “dimension tjetër”

erdogan:-takimi-i-presidentit-palestinez-me-kreun-politik-te-hamasit-ne-turqi-ka-nje-“dimension-tjeter”

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, tha se takimi i presidentit palestinez me shefin politik të Hamasit në Turqi ka një “dimension tjetër”, raporton Anadolu.

Presidenti Erdoğan gjithashtu përsëriti mbështetjen për kauzën palestineze dhe luftën e popullit palestinez.

“Ne pritëm presidentin palestinez Mahmud Abbas në Ankara. Me këtë rast përsëritëm edhe një herë mbështetjen tonë të fortë për kauzën palestineze dhe luftën e popullit palestinez”, tha Erdoğan pas një takimi të kabinetit në Ankara.

Më 27 korrik, Erdoğan zhvilloi një takim me dyer të mbyllura me presidentin palestinez Mahmud Abbas dhe shefin politik të grupit Hamas, Ismail Haniyeh.

“Takimi i presidentit palestinez Mahmud Abbas dhe kreut të byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, i organizuar nga vendi ynë, i dha një dimension tjetër kësaj vizite”, tha Erdoğan.

Presidenti Erdoğan shtoi se Turqia do të mirëpresë palestinezët që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre.

Ankaraja mbështet fuqimisht një zgjidhje me dy shtete për konfliktin Izrael-Palestinë, duke përfshirë krijimin e një shteti palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet.

Related posts

Shefi i OKB-së: Lufta në Gaza mund të përkeqësojë kërcënimet ndaj paqes

admin

Lajmet e fundit nga Pa’lestina

admin

Izraeli vendos sanksione ndaj palestinezëve shkaku i miratimit të një rezolute të OKB-së

admin